BIZNEX
BIZNEX BUSINESS PLATFORM

Çdo proces i biznesit tënd.
Në një platformë të vetme.

Menaxho biznesin nga BIZNEX ose hyr drejtpërdrejt në modulin tënd. Secili modul ofron qasje sipas llogarisë dhe rolit përkatës.

Admin me SSO Qasje direkte në module Punë e organizuar
NA GJENI EDHE KËTU
app.biznex Online
E Diel, 19 KorrikMirë se vini në BIZNEX
Ekosistemi modularAktiv
Në zgjerim
Përdorues24
Aktivë
Aktiviteti98%
Në rritje
Modulet e biznesitVazhdo aty ku e ke lënë
Shiko të gjitha
DentaCare12 termine sot
→
GlowApp8 rezervime
→
FurniCore16 porosi aktive
→
Rental App7 automjete të lira
→
Aktiviteti javor
Detyrat

Importi i artikujve 09:30

Kontrata e re 11:00

Qasje e sigurtSesioni u verifikua
Gjithçka në kohëProceset nën kontroll
∞platformë që zgjerohet
2rrugë të qarta hyrjeje
100%platformë modulare
24/7qasje në web
NDËRTUAR PËR PUNËN E PËRDITSHME

Një sistem që përshtatet me biznesin — jo biznesi me sistemin.

BIZNEX bashkon aplikacionet që i duhen klientit në një ambient të qartë, të shpejtë dhe të organizuar. Çdo modul funksionon i pavarur, por përvoja e përdorimit mbetet e njëjtë.

Aktivizo vetëm atë që përdor

Biznesi sheh vetëm modulet që i janë caktuar dhe hyn drejtpërdrejt në punën që i nevojitet.

Hyrje sipas rolit

Administratori menaxhon nga BIZNEX me SSO; përdoruesit me llogari lokale hyjnë drejtpërdrejt në modulin përkatës.

Ekip i organizuar

Përdoruesit, lokacionet dhe qasjet mbahen të ndara sipas biznesit dhe përgjegjësive të ekipit.

Vendime me pamje të qartë

Dashboard-et dhe raportet e çdo moduli e kthejnë aktivitetin ditor në informacion të përdorshëm.

EKOSISTEMI BIZNEX

Module profesionale për proceset reale të biznesit.

Secili modul ruan logjikën e tij të plotë operative, ndërsa ekosistemi vazhdon të zgjerohet me aplikacione të reja sipas nevojave të bizneseve.

01
Menaxhim klinik

DentaCare

Klinika dentare e organizuar nga termini deri te pagesa.

Centralizon punën klinike dhe administrative në një kartelë të vetme për çdo pacient.

  • Pacientë dhe kartela dentare
  • Termine, kalendar dhe kujtesa
  • Trajtime dhe plane trajtimi
  • Pagesa, fatura dhe raporte
  • Inventar, laborator dhe dokumente
DentaCare
02
Sallone & rezervime

GlowApp

Rezervime online dhe kontroll i plotë i agjendës së sallonit.

Menaxhon shërbimet, stafin dhe klientët, ndërsa profili publik sjell rezervime të reja.

  • Agjendë ditore dhe termine
  • Rezervim online me QR
  • Shërbime, çmime dhe orare
  • Staf dhe performancë e ekipit
  • Vizita, konvertime dhe të hyra
GlowApp
03
ERP & operacione

FurniCore

Nga oferta dhe porosia deri te prodhimi, stoku dhe financat.

Një ERP i plotë për kompani që kërkojnë kontroll të detajuar mbi proceset dhe resurset.

  • Produkte, materiale dhe magazina
  • Oferta, porosi dhe fatura
  • Prodhim, BOM, CNC dhe servis
  • Furnitorë, blerje dhe transport
  • Punonjës, paga, detyra dhe raporte
FurniCore
04
Rent a car

Rental App

Flota, rezervimet dhe kontratat në një rrjedhë të vetme pune.

Mban të përditësuar disponueshmërinë e automjeteve dhe automatizon rezervimin e klientit.

  • Automjete, fotografi dhe çmime
  • Disponueshmëri dhe rezervime online
  • Aprovim dhe historik rezervimesh
  • Kontrata profesionale për printim
  • Raporte të të hyrave dhe performancës
Rental App
05
Autosallon & shitje veturash

AutoCore

Nga hyrja e veturës në stok deri te kontrata, pagesa dhe publikimi online.

Organizon gjithë ciklin e autosallonit: veturat, klientët, shitjet, kostot, dokumentet dhe website-in publik.

  • Veturat, markat, modelet dhe pajisjet
  • CRM, rezervime dhe Test Drive
  • Shitje, pagesa, këste dhe Trade-in
  • Blerje, servis, shpenzime dhe të hyra
  • Website publik, QR dhe raporte të avancuara
AutoCore
06
Çmime & materiale promocionale

Price Print

Përgatit çmimet promocionale dhe materialet e printimit pa gabime.

Organizon aksionet, listat e artikujve dhe printimin e etiketave në formatet që përdor biznesi.

  • Aksione aktive dhe historik
  • Import nga Excel ose krijim manual
  • Llogaritje e çmimit dhe zbritjes
  • Etiketa A4/A5 dhe formate fleksibile
  • Fletushka, departamente dhe gjurmë printimi
Price Print
07
Prezencë digjitale

Menu Dixhitale

Menu publike që përditësohet në sekonda dhe hapet me QR.

I jep lokalit një faqe moderne për produkte, çmime, përmbajtje dhe komunikim me klientët.

  • Kategori, produkte dhe çmime
  • QR Menu dhe QR Wi-Fi
  • Logo, ngjyra dhe identitet i lokalit
  • Rrjete sociale, harta dhe kontakte
  • Galeri, video, seksione dhe statistika vizitash
Menu Dixhitale
NJË RRJEDHË E THJESHTË PUNE

Nga hyrja te puna, pa humbur kohë.

BIZNEX ofron dy rrugë të qarta: hyrjen e administratorit dhe hyrjen direkte në modulet e bizneseve.

01

Zgjidh llojin e hyrjes

Administratorët hyjnë në BIZNEX; përdoruesit e bizneseve zgjedhin modulin.

02

Zgjidh modulin e biznesit

Vazhdo te aplikacioni ku ke llogarinë dhe qasjen përkatëse.

03

Menaxho procesin

Vazhdo me klientët, rezervimet, stokun, printimin apo përmbajtjen.

DGF
RPMA
BIZNEXNjë qendër pune
PËR BIZNESE QË DUAN MË SHUMË KONTROLL

Më pak shpërndarje. Më shumë qartësi.

01

Proceset në një vend

Nuk ka nevojë të kërkosh aplikacionet, linket dhe llogaritë në vende të ndryshme.

02

Përvojë e njëtrajtshme

Dashboard-i qendror e bën kalimin ndërmjet proceseve më të shpejtë për të gjithë ekipin.

03

Zgjerim pa rindërtim

Kur biznesi ka nevojë për një proces të ri, shtohet moduli përkatës pa ndryshuar pjesën tjetër.

04

Të dhëna të ndara

Çdo biznes, lokacion dhe përdorues punon vetëm me të dhënat që i përkasin.

SIGURI PA KOMPLIKIME

Puna e ekipit mbetet e qasshme. Të dhënat mbeten të mbrojtura.

Platforma kontrollon hyrjen, sesionin dhe qasjen në module përpara se përdoruesi të vazhdojë në aplikacionin përkatës.

Hyrje e kontrolluar

Sesione të sigurta dhe verifikim i qasjes në çdo modul.

Ndarje sipas biznesit

Përdoruesit shohin vetëm ambientin dhe të dhënat që u përkasin.

Gati për web

Mbështetje për HTTPS, cookies të sigurta dhe konfigurim online.

Gjurmë aktiviteti

Veprimet kryesore mund të auditohen për më shumë transparencë.

BIZNEX BUSINESS PLATFORM

Hape biznesin. Zgjidh modulin. Vazhdo punën.

Një ambient i vetëm për proceset që e mbajnë biznesin në lëvizje.